Ndërlidhjet

Liderët talibanë largohen nga Pakistani, Afganistani



Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmed Kurejshi, tha se operacionet ushtarake të qeverisë së tij në zonat fisnore afër kufirit afgan, kanë detyruar disa udhëheqës kryesorë të talibanëve që të largohen nga Pakistani dhe Afganistani.

Ai poashtu tha se së fundi ka patur zhvendosje dramatike në raportet afgano-pakistaneze, dhe se të dyja qeveritë tash i shohin njësoj shumë çështje.
Kurejshi i bëri këto komente në samitin e sigurisë në Stamboll.

Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Zalmaj Rasul, tha se dy vendet do të “punojnë bashkë që të arrijnë zgjidhje paqësore” për dhunën në rajon.
XS
SM
MD
LG