Ndërlidhjet

Serbia fton për 'fleksibilitet' mbi statusin e Kosovës



Serbia ka bërë thirrje për “fleksibilitet nga të gjitha palët” pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta japë mendimin e saj mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Serbia do të jetë konstruktive, sepse duhet të gjendet zgjidhje, e cila do të kërkojë fleksibilitet nga të gjitha palët”, u tha mediave lokale ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç.

Në takimin e Organizatës së Shteteve Amerikane në Peru, Jeremiç tha dje se “Serbia është e gatshme të hyjë me mirëbesim në dialog për të gjetur zgjidhje për problemin e Kosovës, e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë”.
XS
SM
MD
LG