Ndërlidhjet

BE shqetësohet nga rënia e euros



Komisioneri për Çështje Ekonomike i BE-së, Oli Rehn, ka shprehur shqetësime për shpejtësinë e rënies së euros, e cila sot ra në 1.19 dollarë për të parën herë në katër vjet.

Vlera e valutës së përbashkët evropiane, euro, është më e ulta që nga marsi, 2006.

Akcionet në bursat e Azisë dhe Evropës sot ranë ndjeshëm pasi akcionet në Wall Street ranë për 3 % pas shpalljes së shifrave për paunësinë në SHBA.

Trendi i rënies është shtuar edhe pas shqetësimeve të fundit mbi krizën e borxheve në Hungari.
XS
SM
MD
LG