Ndërlidhjet

Poloni: U vodhën karta krediti nga viktimat e aeroplanit



Zyrtarët e Polonisë thanë se janë vjedhur para nga karta e kreditit e njërit nga viktimat e aeroplanit, i cili u rrëzua në 10 prill, ku e humbi jetën presidenti Leh Kaçinski dhe 95 të tjerë.

Zëdhënësja e prokurorisë në Varshavë, Monika Levandovska, tha se nga llogaria e Andrzhej Przhevoznik, janë tërhequr para në vlerë prej 1.700 dollarë.

Przhevoznik ishte zyrtar i njohur i angazhuar për përmendoret e luftës në Poloni.

Levandovska tha se ishin vjedhur dy karta krediti, dhe nga njëra ishin tërhequr 11 herë para brenda tre ditëve në bankomatët në qytetin rus Smolensk.
Autoritetet ruse e kanë mohuar raportin.
XS
SM
MD
LG