Ndërlidhjet

Kinë: Fermeri me zjarr nga topi e mbron tokën



Një fermer kinez u ka shpallur luftë ndërtuesve, të cilët e duan tokën e tij, duke ndërtuar një top nga druri dhe gypa për të shkrepur raketa kundër atyre që do të vijnë ta shpërngulin.

Jang Joude, i cili jeton në paralagjet e qytetit Vuhan në provincën qendrore Hubei, thotë se i ka zbrapsur dy përpjekje për ta shpërngulur me armët e tij të improvizuara, ku si municion i ka përdorur fyshekzjarret.

Mediat kineze nuk thanë nëse dikush është lënduar.
XS
SM
MD
LG