Ndërlidhjet

KS: Rezoluta kundër Iranit është e gatshme për votim



Rezoluta e Kombeve të Bashkuara për sanksione të reja kundër Iranit është e gatshme për votim në Këshillin e Sigurimit.

Ambasadorja e Meksikës, Klod Heller, kryesuese aktuale e këshillit, tha se anëtarët e këshillit kanë vendosur “të votojnë këtë javë”.

Sidoqoftë, ambasadorja e Brazilit, Luiza Ribeiro Vioti tha se vendi i saj dhe Turqia insistojnë fillimisht për një debat të hapur politik mbi çështjen bërthamore të Iranit.

Shtetet e Bashkuara, autorë të tekstit, javën e kaluar thanë është bërë përparim në plotësimin e kërkesave të anëtarëve tjerë të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukija Amano, tha se Teherani ka dështuar të bashkëpunojë me agjencinë për “të konfirmuar se të gjitha materialet bërthamore në Iran janë për qëllime paqësore”.
XS
SM
MD
LG