Ndërlidhjet

Suedi: Arrestohet serbi i dytë për krimet në Qyshk të Pejës



Policia e Suedisë e ka arrestuar edhe një serb të dyshuar për krime lufte në fshatin Qyshk afër Pejës, në vitin 1999, njoftuan mediat suedeze duke u thirrur në burimet e prokurorisë.

36 vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar në Erebre në pjesën qendrore të Suedisë.

Prokurori Lars Hedval tha se i dyshuari është lëshuar nga paraburgimi të premten, por "dyshimi kundër tij mbetet".

Ndërkohë, gjykata suedeze vendosi t'ia vazhdojë paraburgimin një serbi tjetër, i cili u arrestua në prill nën dyshimin për ndërlidhje me krimin në Qyshk.

Në 12 mars, policia e Serbisë arrestoi nëntë persona të dyshuar për krime të luftës në fshatin Qyshk.

Ata dyshohen se në 14 maj, 1999, në këtë fshat të Kosovës kanë vrarë 41 njerëz, duke kryer kështu krime lufte kundër popullatës civile.
XS
SM
MD
LG