Ndërlidhjet

logo-print

Irani thotë marrëveshja ishte rast që nuk përsëritet



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha se marrëveshja për këmbimin e karburantit bërthamor që u ndërmjetësua nga Turqia dhe Brazili muajin e kaluar është një rast që “nuk do të përsëritet”.

Ai poashtu tha se Irani nuk do të dakordohet me bisedime për programin bërthamor të tij nëse Këshilli i Sigurimit miraton sanksione të reja.

Ahmadinexhad i bëri këto komente në Stamboll ku merr pjesë në samitin rajonal.

Këshilli i Sigurimit mund të votojë këtë javë për rezolutën e re për të vendosur raund të ri sanksionesh ndaj Iranit për shkak të programit bërthamor të tij, për të cilin Perëndimi druan se synon prodhimin e armëve bërthamore, gjë që Irani e mohon.
XS
SM
MD
LG