Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Grevë e sektorit publik



Punonjësit në sektorin publik në Spanjë dolën sot në grevë për të protestuar kundër uljes së pagave, që synon ta zvoglojë deficitin e lartë të buxhetit në vend.

Qeveria socialiste e Spanjës është vënë nën trysni nga Bashkimi Evropian dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për t'i shkrutuar shpenzimet, nga shqetësimet se vendi mund të përballet me krizën e borxheve të ngjashme si në Greqi, e cila i tronditi tregjet financiare dhe shkaktoi rënien e vlerës së euros.

Greva e sotme u thirr nga sindikatat që përfaqësojnë më shumë se 3 milionë punëtorë, dhe shihet si test i fuqisë së sindikatave në prag të mundësisë së një greve të përgjithshme.
XS
SM
MD
LG