Ndërlidhjet

logo-print

Stamboll: 15 të plagosur nga sulmi me bombë



Të paktën 15 vetë u plagosën, shumica policë, nga shpërthimi në Stamboll që kishte për cak policinë.

Policia tha se nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmit.

Bomba shpërtheu në çastin kur automjeti i policisë po kalonte para një spitali në orët e mëngjesit.

Agjencia gjysmë zyrtare Anatolia citoi shefin e policisë së Stambollit, Hysein Çapkin, të ketë thënë se bomba mund të jetë aktivizuar me telekomandë.

Sulmi ndodhi në kohën kur në Stamboll po mbahet samiti rajonal i sigurisë në Azi.
XS
SM
MD
LG