Ndërlidhjet

BE shpalos reformat ekonomike



Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian sot do t’i diskutojnë mënyrat për t’i forcuar ekonomitë e vendeve të tyre për të parandaluar përsëritjen e krizës aktuale të borxheve.

Para takimit në Luksemburg, Komisioneri për Ekonomi, Oli Ren, tha se pret që blloku 27 anëtarësh të lëvizë “shpejt drejt përforcimit të qeverisjes ekonomike”.

Vendimet përfundimtare pritet të shpalen në samitin e liderëve të BE-së në 17 qershor.

Të hënën, vendet e eurozonës filluan grumbullimin e fondeve masive, që mund të shpëtojnë cilin do anëtar të eurozonës nga dështimi.

Paketa e përgjithshme do të jetë gjithsejt 750 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG