Ndërlidhjet

Rusi: Arrestohen ushtarët që vodhën viktimën e aeroplanit polak



Autoritetet ruse kanë arrestuar tre ushtarë rusë nën dyshimin se kanë përdorur kartën e kreditit të njërës nga viktimat e rrëzimit të aeroplanit polak, ku e humbi jetën presidenti Leh Kaçinski.

Rreth 1.500 euro ishin tërheqër nga llogaria bankare e Andrej Pzhevoznik, i cili drejtonte komitetin polak të memorialeve të luftës.

Të hënën ministria e brendshme e Rusisë i mohoi raportet, por agjencia ITAR-TASS raportoi sot se autoritetet kanë arrestuar të paktënn tre rekrutë që punonin në aeroportin ushtarak, ku u rrëzua aeroplani i Kaçinskit në 10 prill.
XS
SM
MD
LG