Ndërlidhjet

Zagreb: Kroacia e Serbia arrijnë marrëveshje ushtarake


Ish armiqtë ballkanik, Kroacia dhe Serbia, kanë nënshkruar sot një marrëveshje ushtarake, që paraqet edhe një shenjë se rajoni i ish Jugosllavisë po e kapërcen trashëgiminë e luftërave në vitet e 90-ta.

Ministrat e mbrojtjes të dy vendeve u shprehën të kënaqur me këtë zhvillim, duke e vlerësuar atë si të “rëndësishëm politikisht dhe profesionalisht”.

Raportohet se marrëdhëniet ndërmjet Zagrebit e Beogradit, ishin përkeqësuar, pasi Kroacia e njohu pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG