Ndërlidhjet

Paris: Fillon procesi kundër bankierit i akuzuar për mashtrim


Bankieri Xherom Kerviel, sot paraqitet në një gjykatë në Paris, i akuzuar për rrezikim të dhjetëra miliarda eurosh të bankës franceze, Societe Gjeneral, nëpërmjet investimeve sekrete.

Ky skandal çoi në humbje të kësaj banke në vlerë prej 5 miliardë euro, në janar të vitit 2008.

Ky rast u zbulua para asaj që u shndërrua në një seri të krizës në botën financiare.

I akuzuari Kerviel, 33 vjeçar, thotë se ishte flijuar nga banka dhe se menagjerët e kishin ditur se çka po bënte ai, por derisa banka po fitonte, ata nuk kishin thënë asgjë.

Societe Gjeneral i hedhë poshtë këto pretendime.

Udhëheqësit e tij ishin pyetur gjatë hetimeve, por asnjëri prej tyre nuk akuzohet.
XS
SM
MD
LG