Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Seanca e parë parlamentare më 14 qershor


Parlamenti i ri i Irakut do ta mbajë sesionin e tij të parë më 14 qershor, tre muaj pasi janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme.

Një zyrtar tha se presidenti Xhalal Talabani, e ka caktuar takimin për të hënën e ardhshme.

Gjykata Supreme e Irakut, para dy javësh, i ka ratifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 marsit, duke e afirmuar fitoren me diferencë të vogël të koalicionit ndërsektar, të udhëhequr nga ish kryeministri Ijad Allavi.

Dy blloqet shiite, që dolën në vendin e dytë dhe të tretë, Shteti i së drejtës i kryeministrit Nuri al-Mnaliki, dhe Aleanca Kombëtare e Irakut, kanë thënë se do ta formojnë një koalicion pas zgjedhor, i cili megjithatë nuk e ka shumicën.
XS
SM
MD
LG