Ndërlidhjet

KFOR: 11 vite garantues i paqes dhe sigurisë në Kosovë


Marrëveshja Teknike Ushtarake, e nënshkruar para 11 viteve në Kumanovë, ndërmjet Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Jugosllavisë dhe Serbisë, shënoi ndaljen e menjëhershme të armiqësive dhe kontribuoi në ruajtjen e një ambienti të qetë e të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

Në njoftim theksohet se për 11 vitet e fundit, KFOR-i ka qenë garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë.

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, e cila qe nënshkruar më 9 qershor të vitit 1999, KFOR-i ka organizuar “takime të rregullta jo vetëm me zyrtarë të Serbisë, por edhe të Shqipërisë, të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe të Malit të Zi”, thuhet në njoftim, për të vazhduar se “transferi i përgjegjësive te policia e Kosovës për kontrollin e kufirit me Shqipërinë është një nga rezultatet e fundit të këtyre bisedimeve”.
XS
SM
MD
LG