Ndërlidhjet

Moskë: Rusisë i duhet anija luftarake franceze


Shefi i shtamadhorisë së ushtrisë së Rusisë, Nikollai Makarov, tha se Moska është afër blerjes së luftanijes franceze, Mistral, dhe se kjo anije i duhet për patrullim në ujërat rreth ishujve të Paqësorit, që janë subjekt i mospajtimeve territoriale me Japoninë.

Ai këto komente i bëri në Parlamentin e Rusisë.

Planet e Rusisë për blerjen e luftanijes Mistral kanë shkaktuar alarm te disa nga fqinjët e saj.

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, thotë se vendi i tij është i shqetësuar për planet e Francës për shitjen e luftanijes në Rusi.
XS
SM
MD
LG