Ndërlidhjet

Hungari: Paraqitet plani fiskal për uljen e deficitit


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka propozuar sot një plan fiskal të ashpër, përfshirë edhe rishikimin e sistemit të taksave dhe shkurtime në sektorin publik.

Në fjalimin e tij në Parlament, kryeministri Orban, tha se plani prej 29 pikësh do të ketë taksa gjashtë vjeçare për institucionet financiare dhe reduktime të burokracisë për investitorët.

Hungaria është nën mbikëqyrje të afërt ndërkombëtare, pasi disa zyrtarë aktualisht kanë sugjeruar se situata ekonomike e këtij vendi është e ngjashme me atë të Greqisë.

Pritet që ky plan do të miratohet në Parlament, pasi partia Fidesz e Viktor Orbanit e ka shumicën prej dy të tretave të deputetëve.
XS
SM
MD
LG