Ndërlidhjet

Gejts: Sanksionet ndaj Iranit do të miratohen shpejtë


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, thotë se shpreson se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që imponon një rund të ri të sanksioneve ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor, do të kaloj “shumë shpejtë”.

“Në kuptimin se sa shpejtë vendet mund të veprojnë pasi rezoluta të kaloj, një nga të mirat e rezolutës është se ajo mundëson platformë juridike për shtetet individuale të ndërmarrin aksione shtesë, që shkojnë përtej vetë rezolutës”, tha Robert Gejst, në konferencën e përbashkët për gazetarë, me sekretarin britanik të mbrojtjes, Liam Foks, në Londër.

Sekretari Gejts tha se bashkësia ndërkombëtare ka potencial për ta ndalë Iranin nga zhvillimi i armatimit atomik.

Këto komente u bënë pasi kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se rezoluta e Këshillit të Sigurimit e OKB-së për Iranin është “praktikisht e dakorduar”.
XS
SM
MD
LG