Ndërlidhjet

Pragë: Havelli nderohet me çmimin letrar Franc Kafka


Ish presidenti i Çekisë, Vacllav Havell, është nderuar me çmimin prestigjioz letrar Franc Kafka.

Juria ndërkombëtare, ku përfshihen edhe kritiku i njohur gjerman i letërsisë, Marcel Reich-Ranicki, dhe botuesi britanik, Xhon Kalder, vendosi që çmimi i sivjemë prej 10 mijë dollarësh t’i jepet zotit Havell.

Çmimi jepet nga Shoqata Franc Kafka, me seli në Pragë, për autorët, puna e të cilëve “i joshë lexuesit pavarësisht nga origjina, kombësia dhe kultura e tyre”.

Deri tash, këtë çmim, i cili jepet çdo vit, e kanë fituar shkrimtari amerikan, Filip Roth, dhe fituesit e çmimit Nobel, Elfiede Jelinek nga Austria dhe Harold Pinter nga Britania.
XS
SM
MD
LG