Ndërlidhjet

Kosovë: Zv/shefi i Ambasadës së SHBA-ve vizitoi policinë


Zëvendës shefi i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Majkël Marfi, ka shprehur mbështetjen për sundimin e ligjit dhe ndryshimeve pozitive në policinë e Kosovës.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në policinë e Kosovës, me ç’rast u takua me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të policisë, Behar Selimi.

Zoti Marfi tha se “policia është një ndër institucionet më të besueshme të sundimit të ligjit në Kosovë” dhe ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i japin ndihmë policisë së Kosovës, përfshirë edhe trajnime dhe këshilla teknike”.

Zoti Selimi tha se në polici kanë nisur reformat me ç’rast “ka filluar metodologji e re e punës në funksion të parandalimit të krimit”. Ai theksoi se prioritet për policinë e Kosovës do të jetë sundimi i ligjit.
XS
SM
MD
LG