Ndërlidhjet

OKB: KS voton lidhur me sanksionet kundër Iranit


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të votoj për rezolutën për imponimin e rundit të katërt të sankisoneve kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se sanksionet më të reja do të jenë më të ashprat, me të cilat është ballafaquar Irani.

Duke u shprehur lidhur me sanksionet e reja kundër Teheranit, ambasadorja amerikane në OKB, Sjuzën Rajs, pos tjerash, tha:

“Ekzistojnë ndalesa të obligueshme ndaj investimeve iraniane në kapacitetet e uraniumit dhe në aktivitete jashtë. Ka kufizime obliguese për armatim. Ka ndalesa obliguese për lansimin e raketave balistike, që mund të bartin armatim atomik. Ky është një varg i hapave, që së bashku rezultojnë me regjim të obligueshëm të inspektimit”, tha Sjuzën Rajs.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, thotë se Irani do t’i refuzoj bisedimet e mëtejshme për programin e tij atomik, nëse miratohet rezoluta.
XS
SM
MD
LG