Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmohen furnizimet ushtarake të NATO-s


Kamionat me furnizime ushtarake për forcat e jashtme në Afganistan, janë sulmuar nga militantët e dyshuar afër kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Policia thotë se së paku shtatë vetë u vranë, në sulmin që ndodhi sot në orët e mëngjesit.

Raportohet se dëshmitarët kanë parë afro 20 kontejnerë të përfshirë nga zjarri në rrugën kryesore për në kufi me Afganistanin.

Oficeri pakistanez i policisë, Tarir Alam, i ka përshkruajtur sulmuesit si “terroristë”, që kishin arritur me dy makina dhe gjashtë motoçikleta.
XS
SM
MD
LG