Ndërlidhjet

Holandë: Mbahen zgjedhjet parlamentare


Sot në Holandë po mbahen zgjedhjet parlamentare. Hulumtimet e opinionit parashikojnë fitore për Partinë Liberale, që ka ftuar për shkurtime të thella të buxhetit, për qeveri më të vogël dhe më pak të mira për imigrantët.

Pritet që këto votime do ta përfundojnë udhëheqjen tetëvjeçare të kryeministrit Jan Peter Balkenende, demokristianët e të cilit ishin në koalicion qeverisës me Partinë Laburiste, deri në shkurt të këtij viti, kur qeveria u shkatërrua, për shkak të mospajtimeve lidhur me zgjerimin e mandatit të trupave holandeze në Afganistan.
XS
SM
MD
LG