Ndërlidhjet

Uashington: Barak Obama takohet me Mahmud Abasin


Presidenti amerikan, Barak Obama, sot në Shtëpinë e Bardhë, takohet me presidentin palestinez, Mahmud Abas.

Pritet që fokusi i diskutimeve do të jetë në ndërhyrjen vdekjeprurëse të Izraelit në flotën e anijeve, që përpiqej ta thente bllokadën izraelite të Rripit të Gazës.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje, janë vrarë nëntë shtetas turq, ndërsa operacioni izraelit ka hasur në dënim ndërkombëtar.

Departamenti amerikan i shtetit e ka mbështetur pjesëmarrjen ndërkombëtare në hetimet izraelite të këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG