Ndërlidhjet

logo-print

AI: Irani akuzohet se i dënon kritikët


Organizata Amnesty International e ka akzuar Iranin se po përpiqet t’i heshtë ata që mendojnë ndryshe.

Në raportin e fundit, kjo organizatë ka akuzuar Teheranin se po e përdorë dënimin me vdekje, torturën dhe burgosjen për t’i goditur kritikët, përfshirë avokatët, akademikët, ish të burgosurit politikë dhe anëtarët e pakicave etnike dhe fetare.

Ky raport u publikua para përvjetorit të zgjedhjeve kontestuese presidenciale, që u mbajtën më 12 qershor të vitit të kaluar.

Mijëra mbështetës të opozitës ishin burgosur për shkak të protestave kundër fitores së Mahmud Ahmadinexhadit, i cili ka tërhequr vërejtjen se qeveria nuk do të toleroj ripërtritjen e protestave të ndërlidhura me këtë përvjetor.
XS
SM
MD
LG