Ndërlidhjet

Serbi: Kërkohet ekstradimi i vrasësit të Gjingjiqit nga Kroacia


Ministrja e drejtësisë e Serbisë, Snezhana Malloviq, thotë se Serbia do të kërkoj nga Kroacia, dorëzimin e figurës kriminale serbe, Sretko Kaliniq, i dënuar për rolin e tij në vrasjen e ish kryeministrit, Zoran Gjingjiq.

Sretko Kaliniq ishte arrestuar, pasi ishte plagosur gjatë një shkëmbim-zjarri, dje në një lagje të Zagrebit.

Zyrtarët thonë se duket se Kaliniqi ishte qëlluar nga një anëtar tjetër i grupit, i cili po ashtu është dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e Gjingjiqit.

Një gjykatë e Serbisë ka dënuar Sretko Kaliniqin, me 30 vjet burgim në mungesë, për vrasjen e Gjingjiqit në vitin 2003.

Kaliniq ishte anëtar i të ashtuquajturit Klan i Zemunit, grup që përfshinte shumë figura të njohura kriminale, por poashtu edhe policë.
XS
SM
MD
LG