Ndërlidhjet

Filipine: Benigno Aquino u shpall presidnet


Beningo Aquino sot është shpallur president i Filipineve, pasi i ka fituar zgjedhjet më 10 maj të këtij viti.

Ai e merr postin më 30 qershor.

Gjatë fushatës së tij ai pat premtuar luftimin e korrupsionit dhe të varfërisë, që një kohë të gjatë e mundojnë këtë vend aziatik, me më se 90 milionë banorë.

Aquino, 50 vjeçar, fitoi mbështetje të jashtëzakonshme publike për prindërit e tij, që konsiderohen demokratë hero në këtë vend.

I ati i tij, Benigno “Ninou” Aquino, ishte varë në vitin 1983, pas kthimit nga ekzili për ta udhëhequr lëvizjen kundër diktatorit Ferdinand Markos.

Nëna e tij, Corazon Aquino, e mori udhëheqjen nga bashkëshorti i saj i vrarë dhe e udhëhoqi revolucionin, që përfundimisht e përmbysi Markosin në vitin 1986, dhe rrjedhimisht ka shërbyer gjashtë vite si presidente. Ajo vdiq vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG