Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Franca dhe Rusia i japin përgjigje formale Iranit


Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia kanë reaguar zyrtarisht ndaj propozimit të Iranit për t’i dërguar disa nga materialet e tij bërthamore në Turqi, në shkëmbim të karburantit bërthamor.

Reagimi vjen disa orë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku ishte planifikuar të votohej për një raund të ri sanksionesh kundër Iranit.

Diplomatët thanë se përgjigjja i është përcjellë Iranit përmes shefit për Energji Atomike Ndërkombëtare në Vjenë, Yukiya Amano.

Marrëveshja, sipas së cilës Irani do të dërgonte pjesë të uraniumit të pasuruar në Turqi, u ndërmjetësua nga Turqia dhe Brazili, muajin e kaluar.

Fuqitë perëndimore kanë thënë se plani nuk i adreson shqetësimet e tyre lidhur me programin bërthamor të Iranit, për të cilin druajnë se synon prodhimin e armëve. Irani e mohon një gjë të tillë.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha të martën se Irani do të refuzojë çdo bisedë të mëtutjeshme nëse miratohet rezoluta. Sipas tij, marrëveshja për shkëmbimin e karburantit ishte një mundësi që “nuk do të përsëritet”.
XS
SM
MD
LG