Ndërlidhjet

logo-print

Kontesti Serbi-Kosovë i shtyn integrimet në BE



Anëtari i Parlamentit Evropian, Hanes Svoboda, ka vlerësuar se Serbia dhe Kosova nuk do të duhej ta shfrytëzojnë kontestin e tyre si pretekst për mos zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme, të cilat do ta zgjatnin integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

"Udhëheqësitë politike të Kosovës dhe Serbisë investojnë shumë përpjekje diplomatike për çështjen e njohjes apo mosnjohjes, në vend që të merren urgjentisht me problemet socio-ekonomike, që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve", ka thënë politikani austriak .

Në një shkrim me titull "Ballkani Perëndimor në 2010: Një hap para, dy prapa?", Svoboda ka vlerësuar se kontesti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është sfida më e madhe për gjithë rajonin.

Svoboda gjithashtu la vlerësuar udhëheqësinë e Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha qeveritë tjera në rajon.
XS
SM
MD
LG