Ndërlidhjet

Beckenbauer e sheh Gjermaninë në gjysmëfinale


Franz Beckenbauer beson se ekipi i ri i Gjermanisë mund të arrijë në gjysëmfinale të Kampionatit Botëror.

Beckenbauer mendon se mungesa e kapitenit të lënduar, Majkëll Ballck, nuk duhet të jetë një disavantazh. Sipas tij, skuadra e re është shumë e ekuilibruar dhe me pak fat mund të shkojë në finale në Afrikën e Jugut.

Beckenbauer fitoi Kupën Botërore si kapiten dhe lojëtar në vitin 1974 dhe ishte trajner i ekipit gjerman kur fitoi titullin e fundit botëror më 1990.
XS
SM
MD
LG