Ndërlidhjet

logo-print

Dodik: Nuk japim pëlqimin për njohjen e Kosovës


Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, i tha përfaqësuesit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Beograd, Endi Gilmour, se Republika Serbe nuk do ta japë pëlqimin që autoritetet e përbashkëta të Bosnjës ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Dodik tha se Republika Serbe e mbështet plotësisht integritetin territorial të Serbisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Në komunikatë thuhet se Gilmour ka shfaqur interesim për situatën politike në Bosnjë si dhe për qëndrimin ndaj çështjes së Kosovës.

XS
SM
MD
LG