Ndërlidhjet

SHBA: Rritet popullariteti i republikanëve


Një hulumtim i ri i opinionit nga qendra Gallup tregon se votuesit më tepër favorizojnë kandidatët republikanë për Kongresin, sesa ata demokratë, gjë që do të mund të paraqiste problem për presidentin Barak Obama dhe Partinë e tij Demokratike.

Anketat e Gallupit, me javë të tëra, kanë treguar një avantazh të vogël të republikanëve ndaj demokratëve, por ky dallim thuhet se tash është rritur në nivelin rekord.

Frank Njuport, redaktori kryesor i anketës së Gallupit, një gjë të tillë e komenton në këtë mënyrë:

“Mendoj se anketa e konfirmon konkludimin tonë, se republikanët kanë shanse të mira në zgjedhjet e Kongresit më 2 nëntor”.
XS
SM
MD
LG