Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vritet një ushtar britanik


Një ushtar britanik ka humbur jetën në një shpërthim në jug të Afganistanit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë.

Me këtë humbje, numri i ushtarëve britanikë, të vrarë në Afganistan, rritet në 294, që nga fillimi i operacioneve të koalicionit në vitin 2001.

Aktualisht, rreth 10 mijë trupa britanike janë të vendosura në Afganistan, kryesisht në provincën Helmand, që është bastion i kryengritësve talibanë.
XS
SM
MD
LG