Ndërlidhjet

Lajçak: Pas GJND-së, situatë e re



Pas deklarimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pavarësisë së Kosovës "do të ketë një situatë të re", ka thënë ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak.

Sipas tij, Serbia mund të reagojë duke kërkuar miratimin e një rezolute të re të Kombeve të Bashkuara, me të cilën do të kërkoheshin bisedime të reja për statusin e Kosovës, dhe atje "mund të ketë lehtësisht mjaft vota për ta përkrahur atë", e transmeton DPA shefin e diplomacisë sllovake.

Sllovakia është një ndër pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Lajçak po ashtu ka thënë se Bashkimi Evropian do të duhej të mbajë samite me Ballkanin Perëndimor çdo 6 muaj që të dëshmojë përkushtimin e vet për integrimin e rajonit.

Ish-emisari i BE-së dhe OKB-së në Bosnjë ka thënë se konferenca e fundit në Sarajevë ishte e nevojshme për t'i dhënë hov procesit "sepse nuk kishte pritje fare, prandaj nuk kishte vend për zhgënjim".
XS
SM
MD
LG