Ndërlidhjet

Obama: Situata në Lindjen e Mesme e 'paqëndrueshme'



Presidenti amerikan Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë publike një paketë humanitare civile për palestinezët në vlerë prej 400 milionë dollarë, dhe e quajti situatën në Rripin e Gazës të "paqëndrueshme".

Obama i bëri këto komente në takimin me presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abas.

Obama gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të punojë me të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje për Gazën.

Abas tha se nevoitet të hiqet "rrethimi" i popullit palestinez, duke iu referuar bllokadës izraelite ndaj Rripit të Gazës.
XS
SM
MD
LG