Ndërlidhjet

Shkup: Takohen Ivanov-Tadiq


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka biseduar sot me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, i cili qëndroi për vizitë joformale pune në Shkup.

Dy presidentët kanë rënë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit para takimit të ardhshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe kanë përsëritur nevojën e integrimit të përshpejtuar të rajonit, si parakusht për paqe dhe stabilitet afatgjatë, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Presidenca në Shkup.

Në takim janë këmbyer mendime për çështjet rajonale, të cilat, siç thuhet, e rëndojnë stabilitetin e qëndrueshëm të rajonit.
XS
SM
MD
LG