Ndërlidhjet

Rompej: Integrimi i Ballkanit, çështje kyçe për BE-në


Integrimi dhe stabiliteti i Ballkanit edhe mëtutje janë çështje kyçe për Bashkimin Evropian, ndërsa anëtarësimi i secilit vend të rajonit në BE, do të varet nga reformat e zbatuara, deklaroi presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej.

Ai mëtutje theksoi se ky do të jetë mesazhi i tij gjatë vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor, në fillim të muajit korrik.

Zoti Rompej theksoi se “bindja për perspektivë evropiane paraqet rol të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit rajonal”.

Këto komente ai i bëri mbrëmë në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
XS
SM
MD
LG