Ndërlidhjet

Holandë: Liberalët po udhëheqin në zgjedhje


Partia Popullore Liberale po udhëheq me një epërsi të vogël në zdhedhjet parlamentare në Holandë, që u zhvilluan dje.

Me 90% to votave të numëruara, kjo parti ka 31 vende deputetësh në Parlamentin me 150 deputetë, vetëm një deputet më tepër se Partia Laburiste.

Partia anti-islamiste, e udhëhequr nga Geert Wilders, ka rritur përparim të madh duke fituar 24 vende deputetësh.

Demokristianët pësuan disfatë, duke u plasuar në vendin e katërt me vetëm 21 deputetë. Lideri i kësaj partie dhe kryeministri i deritashëm, Jan Peter Balkenende, dha dorëheqje.

Zgjedhjet ishin dominuar nga shqetësimet për ekonomi dhe pakënaqësi lidhur me imigrimin.
XS
SM
MD
LG