Ndërlidhjet

logo-print

Ronaldo: Jam fitues


Kristiano Ronaldo

Kristiano Ronaldo

“Dua të bëhem legjendë, lojëtar që do të mbahet mend gjithmonë”, ka deklaruar Kristiano Ronaldo. Por, legjendë ai tashmë është. Do të bëhet edhe më shumë nëse arrin që me Portugalinë të fitojë titullin e kampionit në Botërorin 2010.



A mund të bëhet Portugalia kampion botëror në futboll?

Kristiano Ronaldo

Në futboll gjithçka është e mundur. Fakti që kemi arritur të kualifikohemi në pjesën finale, që zhvillohet në Afrikën e Jugut, është sukses i madh. Të luash në Botëror është ngjarje e madhe.

Në kampionatin e kaluar, Portugalia zuri vendin e katërt. Po sivjet?

Kristiano Ronaldo

Duam pozicion edhe më të mirë, ndonëse e dimë se na pret punë e vështirë. Grupi në të cilin ndodhemi, është shumë i vështirë. Jemi bashkë me Brazilin dhe Bregun e Fildishtë. Nëse kualifikohemi në raundin e dytë, mund të ndodhë çdo gjë.

Nëse kualifikoheni në çerekfinale, mund të takoheni me kampionin e Evropës – Spanjën?

Kristiano Ronaldo
Nuk ka sfidë më të madhe. Por, ne (portugezët) dhe spanjollët jemi si vëllezër.

Por, njëri nga vëllezërit do të eliminohej?

Kristiano Ronaldo
E pranoj se Spanja është favoriti më i madh i kampionatit. Ata janë si makina që dinë vetëm të fitojnë. Por, unë nuk frikësohem nga ata. Në kampionatin e kaluar kemi mundur Holandën dhe Anglinë.


Sa keni ndryshuar nga kampionati i kaluar?

Kristiano Ronaldo
Tash jam me më shumë përvojë, më i vjetër dhe më i mirë.

Nga kampionati i fundit, jeta juaj futbollistike ka ndryshuar. Tash nuk luani për Mançesterin, por për Realin...

Kristiano Ronaldo
Ende nuk jam futbollist krejtësisht i kompletuar dhe po të mendoja kështu, kjo nuk do të ishte mirë. Reali është klub i mrekullueshëm. Aty mund të mësosh shumë gjëra.

Por, sivjet, Reali nuk ka fituar asnjë trofej?

Kristiano Ronaldo
Kjo për mua është shumë dëshpëruese. Nuk bën që Reali brenda një viti të mos fitojë së paku një trofe. Më vjen shumë keq që i kemi zhgënjyer tifozët. Vitin e ardhshëm do t’i gëzojmë.


Para kësaj ju pret Botërori 2010. Jeni kapiten i Portugalisë. Çfarë thonë për plasmanin përfundimtar në Botërorin 2010?

Kristiano Ronaldo
Të shkojmë sa më larg. Gjithnjë mendoj vetëm për fitore, ndonëse nuk do të jetë lehtë.
XS
SM
MD
LG