Ndërlidhjet

logo-print

Runi: Më interesojnë vetëm fitoret


Uejn Runi do të jetë një nga figurat qendrore të Botërorit 2010. Forma e tij do të përcaktojë edhe fatin e Anglisë në këtë kampionat në Afrikë. Thotë se Anglia mund të fitojë titullin, pavarësisht që favoritët më të mëdhenj janë Brazili dhe Spanja.

A mund të bëheni golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit anglez?

Uejn Runi
Më interesojnë vetëm fitoret dhe golat. Në futboll nuk mund të fitohet më shumë se titulli i kampionit botëror. Për këtë titull do të luftojmë në Afrikën e Jugut.

A mund të bëhet Anglia kampion botëror?

Uejn Runi
Po. Favoritët më të mëdhenj janë Brazili dhe Spanja, por ka edhe të tjerë si: Anglia, Holanda, Argjentina, Gjermania dhe Italia.

A ndiheni nën presion që të fitoni titullin?

Uejn Runi
Në Mançester Junajted, nëse një takim nuk e fiton, atmosfera është thuajse ka shpërthyer lufta e tretë botërore. Atmosferë e tillë nuk është në ekipin kombëtar.

Ju jeni lider i kombëtares angleze. A e shton kjo përgjegjësinë?

Uejn Runi
Kjo është krejt njësoj. Një futbollist sado i mirë të jetë nuk e bën ekipin. Duhet të kesh bashkëlojëtarë që të përcjellin dhe kuptojnë. Anglia aktualisht ka disa futbollistë që mund të vendosin fatin e takimit.

Çfarë pritni nga Botërori 2010?

Uejn Runi
Në futboll vlen vetëm një rregull – duhet të fitosh.
XS
SM
MD
LG