Ndërlidhjet

Control Room, një nga kompanitë kryesore në botë për organizimin e ngjarjeve muzikore, së bashku me FIFA-n, ka bërë të ditur emrat e artistëve që do të marrin pjesë në koncertin festiv të 10 qershorit, me të cilin edhe do të hapet Kampionati Botëror i Futbollit, Arika e Jugut 2010.

Alicia Keys, Angelique Kidjo, Amadou & Mariam, Black Eyed Peas, Blk Jks, Freshlyground, Hugh Masekela, John Legend, Juanes, K'Naan, Mzansi Youth Choir, Shakira, Soweto Gospel Choir, The Parlotones Tinariwen, Vieux Farka Toure, Vusi Mahlasela do të marrin pjesë në këtë koncert, të cilësuar si historik dhe që do të mbahet në stadiumin Orlando, në Johanesburg.

Të gjitha përfitimet nga ky koncert do të jenë donacion për ndërtimin e 20 qendrave në Afrikë, që për synim do të kenë ofrimin e shërbimeve të arsimit dhe shëndetësisë, si edhe trajnime futbolli për komunitetet në nevojë.

XS
SM
MD
LG