Ndërlidhjet

TH: Popoviq dhe Beara, me burgim të përjetshëm


Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar me burgim të përjetshëm dy ish-oficerë të ushtrisë serbe në Bosnjë, për rolin e tyre në masakrën e mbi 7,000 myslimanëve në Srebrenicë, në vitin 1995.

Vujadin Popoviq, 53 vjeç, dhe Lubisha Beara, 70 vjeç, ishin arrestuar nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Katër oficerë të tjerë dhe një zyrtar i policisë u gjetën fajtorë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe u dënuan me burg nga 5 deri në 35 vjet.

Masakra e Srebrenicës cilësohet si mizoria më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG