Ndërlidhjet

Moskë: Sanksionet nuk do ndikojnë marrëveshjen raketore me Iranin


Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë tha se sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit nuk e detyrojnë Moskën që të braktisë marrëveshjen që i ofron Iranit raketa tokë-ajër.

Zëdhënësi i Ministrisë, Andrei Nesterenko, e bëri njoftimin pasi agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi një burim të paidentifikuar të Industrisë së Armëve të Rusisë të ketë thënë se Moska do ta ngrijë marrëveshjen raketore me Iranin, pas miratimit të sankioneve të reja kundër këtij të fundit.
XS
SM
MD
LG