Ndërlidhjet

Mekkristëll: Marrja e Kandaharit kërkon kohë


Komandanti suprem i forcave të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara në Afganistan, gjenerali Stenli Mekkristëll, tha sot në Bruksel se marrja e kontrollit në provincën afgane Kandahar, që është bastion i talibanëve, do të shkojë më ngadalë dhe do të marrë më shumë kohë sesa është planifikuar.

“Mendoj se do të na duhen muaj”, u ka thënë Mekkristëll gazetarëve në Bruksel.

“Është shumë me rëndësi që aksionin ta bëjmë ashtu siç duhet e jo shpejt”, ka thënë ai, duke theksuar se forcat e NATO-s në Afganistan e “kanë mësuar leksionin” me operacionin e ngjashëm të këtij viti në provincën Helmand.
XS
SM
MD
LG