Ndërlidhjet

Alvesh: Mesi nuk ka mbështetje te kombëtarja e Argjentinës


Mesi në radhët e Barcelonës, 2009.
Mesi në radhët e Barcelonës, 2009.
Futbollisti i Brazilit, Dani Alvesh, ka deklaruar se bashkëlojëtari i tij, Lionel Mesi, nuk luan për Argjentinën aq mirë sa luan për Barcelonën, sepse nuk ka mbështetje të mjaftueshme në kombëtaren e vet.

“Mendoj se Mesi ka probleme në ekipin kombëtar, sepse Argjentina dhe Barcelona nuk mund të krahasohen për nga cilësia. Në Barcelonë luan me futbollistë që janë të nivelit të tij”, ka thënë Alvesh.

Vitin e kaluar, Lionel Mesi është shpallur futbollisti më i mirë në botë, por për shkak të lojërave relativisht të dobëta në ekipin kombëtar të Argjentinës, është kritikuar nga gazetarët dhe simpatizuesit, që nuk po “luan si në Barcelonë”.

Pos Mesit dhe Alveshit nga rradhët e Barcelonës për kombëtare të ndryshme në Botërorin 2010 luajnë edhe 11 futbollistë të tjerë.
XS
SM
MD
LG