Ndërlidhjet

logo-print

Rompej: Vlera e paketës për Eurozonën mund të rritet


Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej, tha se qeveritë e BE-së do të rrisin paketën e shpëtimit prej 1 trilion dollarësh, nëse ajo nuk është e mjaftueshme.

Duke folur për revistën belge “Trends Tendances”, Rompej tha: “Nëse plani nuk mjafton, përgjigjja ime është e thjeshtë: në këtë rast, do të bëjmë më shumë”.

Rompej, megjithatë, tha se nuk mendon që një gjë e tillë është e mundshme, sepse vlera e paketës financiare për vendet e Eurozonës që nuk mund t’i shlyejnë borxhet e tyre, tashmë “ka tronditur botën”.
XS
SM
MD
LG