Ndërlidhjet

Putin takon Sarkozin


Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur në Paris, ku sonte do të takohet me homologun e tij francez, François Fillon, ndërsa nesër me presidentin Nikolas Sarkozi.

Bisedimet pritet të përqendrohen në shitjen e katër luftanijeve Mistral Rusisë, si dhe në bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy shteteve në disa sektorë.

Shitja e luftanijeve ballafaqohet me disa pengesa – një nga to është edhe deklarata e presidentit Sarkozi se marrëveshja nuk përfshin pajisjet ushtarake.

Por, Putin ka bërë të ditur se ai nuk do të bie dakord për një marrëveshje që nuk përfshin transferimin e teknologjisë.
XS
SM
MD
LG