Ndërlidhjet

Mekejn shpërblen Lëvizjen e Gjelbër


Senatori i Shteteve të Bashkuara dhe ish-kandidati presidencial nga radhët e republikanëve, Xhon Mekejn, ka shpërblyer Lëvizjen e Gjelbër të Iranit me çmimin “Shoqata Kombëtare për Demokraci 2010”.

Gjatë fjalimit të tij në Uashington, Mekejn tha se “lindja e Lëvizjes së Gjelbër do të duhej të na bindte se Irani do të ketë një të ardhme demokratike. Kjo e ardhme mund të vonohet për pak kohë, por nuk do të mohohet”.

Mekkejn ka kritikuar presidentin Barak Obama se nuk ka bërë sa duhet për të përkrahur këtë lëvizje.
XS
SM
MD
LG