Ndërlidhjet

logo-print

Afrika e Jugut dhe Meksika sot hapin Botërorin 2010



Turneu një mujor i futbollit, ngjarjes më popullore sportive në botë, sot fillon në Afrikën e Jugut me ndeshjen e mikpritësit kundër Meksikës.

Ndeshja fillon në orën 16.00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Mbrëmë, në një koncert festiv në Soueto, presidenti jugafrikan Jakob Zuma tha se Afrika, duke qenë mikpritëse e kampionatit, po i tregon botës se është e aftë të organizojë ngjarje të çfarëdo përmase.

“Afrika e Jugut është shumë e lumtur që të mirëpresë Kupën Botërore FIFA 2010”, tha Zuma.

32 ekipe garojnë në ndeshjet finale, përfshirë Italinë, kampionin aktual të botës.
XS
SM
MD
LG